Ejupi shpjegon pse Ademi shpalli zgjedhjet: Shantazhon katër klubet e para të Superligës

Futboll 08 Mars 2022 21:52

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7 po diskutohet për procesin zgjedhor për President të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kandidati për President të FFK’së, Remzi Ejupi ka shpjeguar se pse sipas tij Ademi ka shpallë zgjedhjet.

“Katër ekipet e para nuk guxojnë me folë, prandaj është gut me bo para se me u kry kampionati. Në fukarallak i mashtron krejt klubet, qata thojnë fukarallak maskarallak. Nuk guxojnë me qel gojën se janë të shantazhumë

Ndryshe, me datë 02.03.2022, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi shpalli zgjedhjet për kryetar. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Deri më tani zyrtarisht dihen tre kandidatë për kryetar të FFK-së: Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti.

Ademi e ka udhëhequr FFK-në në katër vitet e fundit prej vdekjes së ish-kryetarit Fadil Vokrri.

/Insporti.com

-->