Ekipet e Kosovës nuk u afrohen – shikoni vlerat e ekipeve shqiptare

Futboll 05 Gusht 2018 14:33

Mediat në Kosovës këtyre ditëve shkruan shumë se si Drita fitoi mbi 1 milion Euro nga UEFA, që për kushte të Kosovës, përbënë shumë solide, mirëpo, ekipet e Kosovës, sipas transfermarktit, nuk mund të maten as me ato të Shqipërisë.

Edhe pse vendet tjera të rajonit si Serbia, Mali i Zi, madje edhe Bosna e Hecegovina, transferojnë më hsumë lojtarë gjatë sezonit sesa Shqipëria, edhe ekipet e këtij vendi, kanë vlerë milionëshe, gjithnjë sipas të dhënave të portalit të specializuar për çmime të transfereve të lojtarëve.

Kategoria e Parë apo zbritja në këtë kategori është rrënim për çdo skuadër të madhe, e cila e ka provuar këtë fat. Edhe Tirana kaloi në këtë rrugë, por brenda 365 ditëve, bardheblutë kaluan nga “parajsa” në “ferr” dhe u thyen sërish në “parajsë”. Shumë lojtarë u larguan dhe vlera e skuadrës u zhvlerësua menjëherë në “Transfermarkt” sezonin e shkuar, shkruan Panorama Sport.

Gjithsesi, ngjitja e 24 herë kampionëve në Superiore ka katapultuar Tiranën në tri skuadrat më të vlerësuara të Superiores. Ndonëse ka humbur një vit, afrimet e muajit të fundit kanë bërë që Tirana të vlerësohet rreth 4.8 milionë euro në “Transfermart”. Kjo do të thotë se bardheblutë janë në “Top 3”-shen e superiores si vlerë skuadre, thuhet po ashtu në shkrimin e Panorama Sport që publikon edhe ekipet më me vlerë në Shqipëri.

-->