Ekipet me më së shumti lojtarë të huaj

Futboll 05 Shkurt 2018 08:58

Manchester City edhe zyrtarisht është ekipi më përqindjen më të madh të lojtarëve të huaj në Evropë. Nga 22 lojtarë që deri në fund të muajit janar janë paraqitur për këtë ekip në ndeshje zyrtare, 17 janë të huaj, që i bie më shumë se dy të tretat.

Përgjithësisht, ekipet e Premier Ligës janë ekipet më “kozmopolite” ndër pesë ligat e mëdha, meqë aspak prapa Cityt në këtë statistikë nuk mbetet as ekipi i Chelseat, që ka aktivizuar 16 lojtarë të huaj nga 21 lojtarët në ndeshjet zyrtare.

Ndër 10 ekipet me më së shumti lojtarë të huaj të aktivizuar këtë sezon, nga Premier Liga bën pjesë edhe ekipi i Arsenalit, kurse Lazio mban rekordin në Serie A me 17 lojtarë të huaj në ekip nga 23 të aktivizuar gjithsej.

Sevilla është ekipi me më së shumti lojtarë të huaj në Primera Division dhe në Evropë, por ky ekip ka bërë më shumë ndryshime në formacion se ekipet tjera të pesëshes së madhe të ligave evropiane. Red Bull Leipzig, një prej ekipeve shumë simpatike të Bundesligës, pjesërisht e gëzon këtë epitet për shkak të 15 lojtarëve të huaj të aktivizuar në ndeshje zyrtare nga 22 lojtarë në total.

ekipilojtarët e huaj%
Manchester City17/2277,3
Chelsea16/2176,2
Lazio17/2373,9
Sevilla19/2770,4
RB Leipzig15/2268,2
PSG16/2466,7
Udinese16/2466,7
Werder14/2263,6
Monaco17/2763,0
Arsenal14/2360,9

Ekipi më “nacionalist” ashtu siç edhe pritej është Athletic Bilbao, që ka aktivizuar vetëm një lojtar të huaj këtë sezon, Aymeric Laporten, kurse Bornemouth e Burnley ne Angli dhe SPAL në Itali kanë vetëm nga 2 lojtarë të huaj në formacionet e tyre.

Lojtarët e huaj në pesë ligat e mëdha janë zakonisht pjesë e transfereve të mëdha multi milionëshe dhe Brazili është shteti që prin për nga numri i lojtarëve në Evropë.

Ndër ekipet e mëdha që kanë më pak se 50% të ekipit me lojtarë të huaj bëjnë pjesë Liverpooli, Juventusi, Napoli, Real Madridi, Barcelona dhe Tottenhami.

Përndryshe Premier Liga, përveç për nga numri i lojtarëve të huaj për vite me radhë është liga me më së shumti trajnerë të huaj në ekipet kryesore dhe liga më numrin më të madh të klubeve që kanë edhe pronarë të huaj.

-->