Ekipi i boksit me një mesazh nga Qendra e Studentëve

Sporte luftarake 24 Mars 2020 14:45

Boksierët  e Përfaqësueses së Kosovës vazhdojnë qëndrimin në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ata janë vendosur aty që prej kthimit nga Londra, ku ishin për të marrë pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, njëherësh zëdhënës i saj, ka bërë një falënderim për të gjithë ata që po interesohen për fatin e boksierëve dhe stafit të Përfaqësueses së Kosovës.

Postimi i Latif Demollit:

Bokseret nga Konvikti i Studenteve shprehin mirenjohjen dhe kane nje porosi

Ne emrim tim personal dhe ne emer te ekipit te kombetares se Kosoves ne boks,falenderojm familjaret,farefisin e gjere,shoket,punetoret sportive,kryetaret e federatave,sekretaret e federatave,kryetaret e klubeve te boksit,gjyqtaret,boksieret, gazetaret etj.per interesimin e parreshtur per gjendjen e ekipit te boksit ne karantine.

Falenderim I posacem shkon per presidentin e KOK z.Besim Hasani,I cili ne bashkepunim me Qeverine e Kosoves dhe me Behxhet Pacollin, nasollen ne Kosove, e pas vendosjes ne Karantine per dy jave, eshte angazhuarqe ne,si delegacion I boksit,te largohemi nga Konvikti I studenteve dhe te vendosemi ne 4 vende te ndryshme(ne ambienteizolimi) ku do te kishim mundesi qe te zhvillojme ushtrimet.

Sipas z. Hasani, per kete ide ka pasur mbeshtetjen e plote te Ministres per Kulture, Rini e Sport, zonjes VloraDumoshi.

Poashtu,falenderojme presidentin e Federates se Auto Sportit z.Ismet Rexhepi cili ka ofruarobjektin e tij prej 400m2 per ekipin tone, hapesire e pershtatshme per fjetje dhe per ushtrime.

Nje falenderim shkon dhe per kryetarin e Federates se Futbollit z.Agim Ademi,kryetarin e Federates se Mundjes z.Naim Muja qe jane shprehe te gatshem te nandihmojne ne cfaredo menyre,nese eshte nevoja.

Tani, duam te ju informojme se nisur nga gjasat e larta qe te shtyhen Lojerat Olimpike Tokio 2020, e qe do te ndikonte te shtyhen edhe garat kualifikuese per Lojerat Olimpike, Ekipi yne ka vendosur te qendroje ne Konviktin e Studenteve edhe gjate 6 diteve te ardhshme me cka permbushet qendrimi yne ne Karantine per 14 dite!

Me mall te madh presim te kethehemi shendosh e mire ne familjet tona dhe ata ti gjejme shendosh e mire!

Si sportiste e kemi per detyre te vazhdojme me ushtrime per te mbajtur formen dhe te jemi ne top forme per fazen e ardhshme kualifikuese dhe per vet Lojerat Olimpike, kuredo qe ato do te mbahen.

Poashtu i informojme te gjithe dashamiret e sportit dhe qytetaret e Kosoves se ne boksieret jemi adaptuar ne keto rrethana dhe po kujdesemi per ruajtjen e shendetit tone. Kushtet jane permiresuar nga dita ne dite dhe sikur te kishte, te themi ne bodrum nje salle per ushtrime, ne si sportiste nuk do te kerkonim kushte me te mira!

Me kerkesat tona eshte rritur kujdesi i puntoreve mjeksor qe per ne sportistet, por edhe per banoret tjere ne konvikte, po nasillet para dere ushqimi dhe ne kete forme po ruhet distance sociale. Secili nga ne po perkujdeset per pastertine e dhomave tona. Kemi qarshafa dhe peshqira, kemi mjete dezinfektuese qe na ka sjellur personeli mjekesor per ekipin e kombetares cka falenderojme menaxhmentin e Qendres se studenteve,personelin mjekesor dhe te gjithe te tjeret per kontribut.

PandemiaCovin 19, me cka po shihet nepermjet TV dhe portaleve, po del te jete anmiku me irrezikshem I njerzimit. Megjithate, po besoj dhe shpresoj se te bashkuar (lideret dhe populli) do te arrijme ta mposhtim kete armik te padukshem ashtu siq ia kemi dalur te mposhtim,pergjate shekujve, me dhjetera armiqe.

Arma kryesore kunder ketij virusi, eshte ti respektojme rregullat nga OBSH dhe nga organet kompetente te shtetit te Kosoves ku thuhet “Rrini N’ Shpi”. E une po e shtoje: “Mos dil jashte me pru Brenda virusin”

Latif Demolli zedhenes iFboxK dhe pergjegjes i ekipi

-->