Ekipi i boksit po stërvitet në koridoret e Qendrës së Studentëve (VIDEO)

Boks 20 Mars 2020 13:22

Ekipi i boksit ka filluar sot me përgatitje, të cilat po i mbajnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë Qendër, po e vijojnë karantinën 14-ditëshe pas kthimit nga Londra, ku morën pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Stërvitjet po i mbajnë në koridoret e konvikteve, njofton FBOXK.

Sipas zëdhënësit Latif Demolli, Policia e Kosovës nuk lejoi stërvitjet të mbahen në oborrin e Qendrës.

Ekipi i boksit ka filluar sot me përgatitje, të cilat po i mbajnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Ekipi i boksit🥊🇽🇰 ka filluar sot me përgatitje👊, të cilat po i mbajnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në këtë Qendër, po e vijojnë karantinën 14-ditëshe pas kthimit nga Londra, ku morën pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.#RriNshpi #StayHome #Karantinohu #Tokyo2020 #Covid19

Gepostet von Kosovo Olympic Committee am Freitag, 20. März 2020

-->