Ekipi i Haxhi Krasniqit del me deklaratë të papritur pasi e rrahu Stefan Hartel

Boks 12 Maj 2019 23:56

Ekipi i boksierit shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka dalë me deklaratë në faqen zyrtare të boksierit në rrjete sociale.

Në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ekipi i 32-vjeçarit nga Juniku pohon se vendimi i gjyqtarëve nuk ishte i drejtë, raporton Insporti

Aty shkruhet se gjyqtarët e favorizuan sfiduesin në këtë meç, dhe se Harteli s’mund të quhet kampion evropian.

Ekipi i Krasniqit tutje ka shtuar se në këtë duel, junikasi i fitoi 6 runde.

Ky është reagimi i plotë i ekipit të Krasniqit:

“Meçi i djeshëm i Robinit ndaj Stefan Hartelit u quajt ‘lufta e vitit’ nga EBU, dhe kjo na bën shumë krenarë, por pas një analize intensive duam të tregojmë se verdikti definitivisht nuk ishte i drejtë! I kemi numëruar çdo goditje në secilin rund dhe kësisoj duhet të jetë barazim 114:114.

E dimë se Robini nuk e tregoi më të mirën në meçin e djeshëm, sidomos pasi çarja dhe gjakderdhja që i mbulonte syrin, i pengoi për 11 runde, por ai definitivisht fitoi 6 runde dhe kjo mjafton për të fituar dhe për ta mbrojtur titullin! Përkundër një paraqitje të mirë, Stefan Harteli nuk mund të quhet kampion evropian!

Në rundet që i janë dhuruar Stefanit, aty janë dy apo tre runde të cilat ishin shumë të ngushta! Duke konsideruar që Robini ishte kampioni në fuqi dhe boksieri vendas, nuk do të ishte një mrekulli nëse Robini po ashtu do të merrte fitoren, por këtu jemi për të deklaruar se gjyqtarët qartë i dhanë fitoren sfiduesit!” /Insporti.com/