Ekipi i xhudos gati për garat e radhës në Baku

Sporte luftarake 20 Korrik 2019 13:22

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar garuesit që do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Ekipit i prinë medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, Erza Muminoviq. Me ekipin e xhudos do të jetë edhe ndihmës trajneri i Driton Kukës, Fatos Tabaku.

Përveç Erzës në këtë eveniment do të marrin pjesë në kategorinë deri në -57 kg, Fationa Kasapi ndërsa në -66 kg do të jetë Festim Beqiri.

Këta garues edhe pse të ri janë duke treguar formë shumë të mirë, dhe me të drejtë pritet që ata të ndjekin rrugën e të pamposhturve, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.

Image