Ekipi i yllit të Kosovës refuzon të marrë pjesë në Superligën Evropiane

Futboll 19 Prill 2021 23:24

Skuadra e Milot Rashics, Werder Bremen do të marrë pjesë në Superligën Evropiane, shkruan Insporti.

Përmes një komunikate, Werder ka dënuar ashpër veprimet e klubeve që po formojnë këtë kompeticion.

“SV Werder Bremen hedh poshtë prezantimin e të ashtuquajturës Super League dhe dënon ashpër veprimet e atyre që janë përgjegjës.”

“Shpallja e një Superligës është një ofendim. Këtu dymbëdhjetë klube lënë rrugën e përbashkët të komunitetit evropian të futbollit. Një komunitet futbolli në të cilin ata kanë rrënjët e tyre, në të cilin zhvillimi i tyre ekonomik ishte i mundur vetëm. Klube individuale dëshirojnë të përfitojnë nga avantazhet që një komunitet futbolli ka ndihmuar të zhvillohen gjatë dekadave”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.

-->