Ekipi nga Gjilbraltari futet në histori – arrin kualifikimin historik për në Conference Ligë

UEFA Conference League 26 Gusht 2021 21:43

Ekipi nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, është kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League.

Një nga vendet më të vogla në Evropë, Lincoln eliminoi Rigën nga Letonia pas kohës shtesë, me rezultat 3:1. 

Image

Rruga e kampionëve të Gjibraltarit në fazën e grupeve ishte interesante. Për Riga nuk mjaftoi as aktivizimi në pjesën e dytë të mesfushorit të Kosovës, Besar Halimi.

Ekipi nga Gjibraltari eliminoi Fola nga Luksemburgu në raundin e parë të kualifikimeve për Champions League dhe më pas u mënjanua nga kjo garë nga Cluy.

Lincoln shfrytëzoi rastin e fundit kundër Rigës. Në të dyja ndeshjet, rezultati ishte 1:1, por pas vazhdimeve fituan Lincoln me 3:1.

-->