Ekipi uellsian arrin në “Fadil Vokrri”, ndjehen të impresionuar nga stadiumi

Futboll 19 Korrik 2021 20:18

Kampionia e Kosovës, FC Prishtina do të përballet nesër me ekipin nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads, takim ky që luhet në raundin e dytë kualifikues të Europa Conference League, shkruan Insporti.

Tashmë, ekipi uellsian ka arritur në Prishtinë dhe ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri.

Përmes postimit në faqen e tyre, Connah’s e quan stadiumin “Fadil Vokrri” mbresëlënës.

“Kemi arritur në stadiumin mbresëlënës “Fadil Vokrri” dhe zhvilluam stërvitjen e parë këtë mbrëmje” – thuhej në postim.

Kujtojmë se, Prishtina u mposhtën në raundin e parë kualifikues të Champions Leagues nga Ferencvaros dhe tani do të garojnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Ndeshja e parë Prishtina – Connah’s Quay Nomads zhvillohet nesër nga ora 18:00, kurse ajo e kthimit nëntë ditë më vonë në Uells. 

-->