Ekipit kosovarë nuk iu lejua të hyjë në Beograd, reagon Federata ndërkombëtare e boksit

Boks 23 Tetor 2021 13:11

Ekipi kosovar i boksit ishte nisur mbrëmë për në Beograd, aty ku do të organizohet kampionati botëror i boksit për amator, por u ndaluan nga serbët në kufi, shkruan Insporti.

Arsyja e ndaljes është që autoritetet serbe nuk po lejojnë hyrjen e sportistëve nga Kosova me simbolet e tyre.

Lidhur me detajet se si janë ndaluar dhe ku gjenden tani, Insporti ka kontaktuar me sekretarin gjeneral, Letafi Demollin.

Pasi nuk i’u lejua hyrja ekipit kosovar të boksit ne Beograd, ka reaguar edhe Federata ndërkombëtare e boksit.

Sekretari gjeneral i kësaj organizate ka kërkuar nga autoritetet e Serbise t’i lejojnë garuesit kosovar që të garojnë me simbole shtetërore.

May be an image of text

-->