Ekskluzive: Alidema nënshkruan me klubin evropian
Futboll
21 Qershor 2019
16:46

Festim Alidema karrierën e tij e ka vendosur ta vazhdojë në kampionatin kroat, shkruan Insporti.com.
Sulmuesi i krahut, Alidema ka arritur marrëveshje me klubin kroat, NK Slaven Belupo, shkruan Insporti.com.
Një burim i Insportit bën të ditur se “asi” kosovar është duke pritur vetëm vizën nga shteti kroat për ta kompletuar transferimin e tij.
NK Slaven Belupo bën gara në rangun e parë të futbollit kroat “HNL”.
Alidema sezonin e kaluar shkëlqeu me KF Llapin në Superligën e Kosovës duke shënuar 11 gola.
Transferimin e tij në Kroaci e ka siguruar një agjent i njohur për redaksinë e Insportit.
Talenti 21 vjeçar kontrata me klubin llapjan i ka përfunduar në fillim të këtij muaji. /Insporti.com/