Ekskluzive: Arbëria arrin marrëveshje me ish mesfushorin e Gjilanit

KF Arbëria ka siguruar shërbimet e futbollistit Gëzim Rusi.
Rusi ka arritur marrëveshje me KF Arbërinë dhe gjatë ditëve në vijim do të prezantohet, raporton ekskluzivisht Insporti.com.
Burime të sigurta brenda klubit e kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur me mesfushorin Rusi.
Rusi, 25 vjeçar, sezonin që shkoi ishte pjesë e KF Trepçës ’89.
Për ish kampionin e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje në Superligë duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime.
Rusi në të kaluarën ka veshur fanellën e Ferizajt dhe Gjilanit.
Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermakt” është 125 mijë euro.

Arbëria ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës pas një sezoni të mirë në Ligën e Parë, ku e mbylli në vendin e dytë pas përfundimit shkaku i pandemisë.

Inkuadrimi në Superligë ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen menjëherë në punë për përforcimin e skuadrës.
Ata kanë filluar nga emërimi i trajnerit Arbnor Morina, i cili tashmë ka edhe shtabin e tij teknik me të cilët do të punojë. /Insporti.com/