Ekskluzive: Artan Govorri e pranon se u rrahë nga Agim Ademi – thotë se është në polici

Futboll 16 Mars 2022 14:28

Kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi po vazhdon me veprime që janë në kundërshtim me ligjin.

Kësaj radhe, brenda zyreve të FFK’së, ai e ka sulmuar punëtorin e këtij institucioni, Artan Govorrin, i cili aktualisht gjendet në statcionin policor.

I kontaktuar nga Insadjeri, Govorri tha se nuk mundet të flas, pasi gjendet në statcionin policor.

“Në polici jam për momentin, nuk muj me fol” – tha Govorri.

Burime të Insadjerit mësojnë se Govori është sulmuar nga Ademi, pasi e kishte përshëndetur Gramoz Vokrrin, i cili sot e e ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndryshe, edhe më herët Ademi ka pasur probleme me Govorrin, pasi e kishte larguar nga FFK, por e kishte rikthyer prapë.

Zgjedhjet për të parin e FFK-së, që do të mbahen më 6 prill.

/Insajderi

-->