Ekskluzive: Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin kamerunas

KF Ballkani është duke vazhduar me përgatitje për sezonin e ri të IPKO Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.
Ballkani tashmë i udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Ismet Munishi është duke përgatitur një skuadër që synon vendet e parë të tabelës.
Munishi me të marrë drejtimin e skuadrës ka bërë disa ndryshme thelbësore duke transferuar futbollistë me emër të elitën e futbollit të Kosovës.
Klubi nga Theranda ka transferuar talentin nga Prishtina, Abër Hoxha, mbrojtësin Edmond Turku dhe mesfushorin Kushtrim Gashi. Ndërsa, janë larguar edhe disa futbollistë si Leart Emini, Almir Ajzeraj, Borche Manevski.
Megjithatë, në ditët në vijim do të prezantohen edhe dy transferime.
Një burim i Insportit bën të ditur se Ballkani ka arritur marrëveshje me dy sulmues.
Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga Kameruni, Alain Nandjou. Sulmuesi 23 vjeçar është transferuar nga skuadra New Star de Douala, që bën gara në elitën e futbollit të Kamerunit.
Nandjou sezonin e kaluar ka shënuar 15 gola për skuadrën nga Kameruni.
Ndërsa, sulmuesi tjetër do të jetë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, një emër i spikatur në futbollin shqiptar, emri i të cilit është i ditur për redaksinë e Insportit.
Të dy sulmuesit do të zyrtarizohen gjatë ditëve në vijim.
Ballkani deri më tani ka zhvilluar pesë miqësore, duke arritur tri fitore dhe dy barazime. /Insporti.com/