Ekskluzive: Besart Berisha largohet nga Prishtina

Sulmuesi Besart Berisha është larguar nga FC Prishtina, raporton ekskluzivisht Insporti.
Berisha dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për ta shkëputur kontratën.
“Insporti” kishte raportuar ekskluzivisht për transferimin e tij te skuadra kampione në fillimin të sezonit.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë për shkak të lëndimit ai nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
Sulmuesi 36-vjeçar debutimin me fanellën bardh e kaltër e bëri kundër Dritës në Gjilan. Ai në atë ndeshje u inkuadrua si rezervist dhe zhvilloi 15 minuta.
Me Prishtinën zhvilloi vetëm tri ndeshje. Ndaj Dritës, Gjilanit dhe Malishevës.
Besarti pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në kontinetin e largët – Australi, aty ku edhe shkroi historinë, duke u shëndrruar në golashënuesin më të mirë në histori të A-Ligës me 148 gola (Liga e parë e futbollit në Australi).
Po ashtu, Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com/