Ekskluzive: Bylbyl Sokoli në takim me drejtuesit e këtij klubi kosovar

Futboll 12 Korrik 2019 14:30

Ditët e fundit trajneri Bylbyl Sokoli ka deklaruar dhe e ka ende të paqartë të ardhmen e tij në krye të skuadrës së Ferizajt dhe brenda këtyre ditëve do të dihet kjo gjë.

Gjatë ditës së sotme Sokoli së bashku me zyrtarin e skuadrës së Ferizajt, Mustaf Graincan janë takuar në Swiss Diamond aty ku Insporti ka siguruar pamjet nga takimi i tyre.

Bylbyl Sokoli gjatë këtij takimi ka diskutuar në lidhje me planet me Ferizajn për edicionin e ri dhe pritet që të jetë në krye të klubit edhe për stinorin e ardhshëm.

Ditë më parë Ferizaj është bërë me aksionar të rinj ku Brian Deane, Benjamin James Rees, Oliver Codrington kanë marr 51% të aksioneve të klubit, ndërsa donatorët vendor 49%.

-->