Ekskluzive: Eros Grezda flet për të ardhmen e tij – kjo është e vërteta

Futboll 08 Janar 2021 09:11

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka folur ekskluzivisht për Insportin rreth të ardhmes së tij, e cila u vu në dyshim pas disa raportimeve në mediet kroate, shkruan Insporti.

Mediet kroate raportuan se klubi aktual i tij Osijek dhe vet lojtari kishin gjetur gjuhën e përbashkët për të përfunduar para kohe kontratën e lidhur mes tyre.

Klube nga Polonia, Hungaria e Koreja e Jugut flitej se kishin shprehur interesim për shërbimet e futbollistit shqiptar.

Kjo u pretendua se erdhi pasi Grezda nuk bindi në rikthimin e tij në Kroaci.

Megjithatë, 25-vjeçari ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Osijek në këtë afat kalimtar.

“Larg prej të vërtetes janë. Se ku i kanë marrë këto llafe (mediet kroate) nuk e kam idenë. Asgjë nuk ka aty, kom kontratë me Osijek”, deklaroi Grezda për Insportin.

Eros Grezda ishte një nga lojtarët më të talentuar shqiptar deri para pak viteve, mirëpo problemet e tij jashtë fushe ndikuan në karrierën e tij.

Ai pati një aventur jo të mirë te Rangers në Kroaci, pasi u transferua atje në vitin 2018, për t’u rikthyer më pas sërish te Osijek, aty ku edhe do ta vazhdojë të ardhmen e tij. /Insporti/

-->