Ekskluzive: FIFA ia bllokon merkaton Feronikelit, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

Futboll 17 Korrik 2021 12:52

Futbollisti shqiptar, Bedri Greca ka fituar gjyqin kundër ish kampionit të Kosovës në futboll, KF Feronikelit. Insporti ka raportuar ekskluzivisht javë më parë se Greca ka fituar gjyqin ndaj ish kampionit të Kosovës dhe në rast të mos kryerjes së obligimeve ndaj tij do t’i bllokohet afati kalimtar i transferimeve (merkato).

Feronikeli pas humbjes së gjyqit ishte I detyruar të paguajë shumën e mbetur borxh të pagave brenda 40 ditëve. 

Klubi nga Drenasi nuk ka përfillur vendimin e FIFA-s duke mos zgjidhur çështjen e Grecës dhe nga sot (e shtunë) i është bllokuar afati kalimtar I transferimeve (merkato), pra nuk do të mundet të regjistrojë futbollistë të rinj në skuadër për sezonin e ri.

Insporti ka siguruar edhe njoftimin me email që i është bërë palëve të përfshira.

No description available.

Në rast, se “Nikli” nuk paguan obligimet ndaj Grecës, atëherë dënimi i radhës do të jetë me heqje pikësh, nga 3 deri në 9 pikë.

No description available.

Greca ishte pjesë e Feronikelit këtë sezon deri në ardhjen e trajnerit shqiptar Klodian Duro.

Mesfushori sulmues së bashku me disa futbollistë tjerë u larguan nga skuadra për shkak të keq menaxhimit të Duros, i cili në fund të sezonit u shkarkua nga ish kampioni.

Ish futbollisti i shumë skuadrave shqiptare, në dhjetë paraqitje me Feronikelin këtë sezon shënoi tre gola dhe dhuroi një asist.

Greca, 30 vjeçar, është duke u përgatitur për sezonin e ri dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër. /Insporti.com/

-->