Ekskluzive: Gani Sejdiu ndan udhët me Drenicën

Futboll 29 Qershor 2020 22:22

Trajneri Gani Sejdiu dhe Drenica kanë ndarë udhët.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri i cili konfirmoi se më nuk do të jetë në krye të ekipit, raporton Insporti

Sejdiu e mori drejtimin e Drenicës në janarin e këtij viti. Ai për Insportin zbuloi se është larguar prej ekipit nga Skenderaj.

“Po është e vërtetë që jam larguar edhe pse nuk kam dashur ta bëj publike tani për shkak se kryetarja Mihane Kodra nuk është këtu. Realisht e kam parë të udhës që të largohem nga klubi, pasi ende janë në garë matematikisht për të mbijetuar”, tha Gani Sejdiu për Insportin.

“Ekipi në disa ndeshje nuk më është përgjigjur, kemi humbur ndeshjet si vendës, siç ndodhi me ‘89shin. E falënderoj kryetaren për besimin dhe mbështetjen, më vie keq nga vetja pasi kemi pasur një projekt serioz nga sezoni i ardhshëm”, tha Sejdiu.

Drenica në xhiron e fundit pësoi humbje, 2:4 në shtëpi nga Trepça ’89.

Ekipi nga Skenderaj ka vetëm një fitore në pesë xhirot e fundit, duke numëruar dy barazime dhe dy humbje.

Drenica mban pozitën e 8-të në tabelë, me 35 pikë, vetëm katër pikë larg nga Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikshme, një vend më poshtë në tabelë. /Insporti.com/

-->