Ekskluzive: I akuzuari për fuzionimin e KF Dardanës flet për Insportin

Futboll 20 Dhjetor 2021 15:31

Sevdai Kastrati dhe Habib Leci janë duke u akuzuar  nga prokuroria Themelore në Gjilan, se në dhjetor të vitit të kaluar me dokument të falsifikuar këtë klub (KF Dardana) ia shitën KF “Vushtrria”, raporton Insporti.com.

Sevdai Kastrati në klubin e Dardanës ka mbajtur pozitën e drejtorit të klubit.

Gazeta online “Insporti” ka kontaktuar  Sevdai Kastrati në lidhje me aktakuzën që i është ngritur nga prokuroria Themelore në Gjilan.

Kastrati në një prononcim ekskluziv për “Insportin” ka deklaruar se nuk është i konfirmuar aktakuza nga askush.

“Ende nuk kam pranuar ndonjë njoftim zyrtar. Nga kërkush”, është përgjigur shkurt Kastrati.

Këtë fuzionim e ka pranuar edhe Federata e  Futbollit të Kosovës, duke lejuar të ndodhë një gjë e tillë.

Tashmë, KF Vushtrria është dukë bërë garat në Ligën e Parë dhe është drejt rrugës së rikthimit në Superligën e Kosovës.

Megjithatë, klubi i KF Dardanës pas veprimit të Kastratit dhe Lecit kishte bërë një reagim duke mohuar bashkimin me klubin e Vushtrrisë.

Në atë reagim ata bënin thirrje FFK-së të anulojë fuzionimin dhe se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë FFK, kjo pasi ka raporte të mira me Sevdai Kastrati. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi kohë më parë ka ndarë një mirënjohje për klubin nga Kamenica, siç duket edhe në fotografinë e publikuar në rrjete sociale.

“Insporti” ka tentuar të kontaktojë edhe me të akuzuarin Habib Leci, por deri më tani ka qenë i pa qasshëm.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Gjilanit ndaj Sevdai Kastrati dhe Habib Leci:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Sevdai Kastratit dhe Habib Lecit, me arsyetimin më 20 dhjetor të vitit të kaluar në Kamenicë, kanë përpiluar dokument të falsifikuar duke e përdorë procesverbalin e 20 dhjetorit 2020, me ç’rast fillimisht e shndërrojnë Klubin Futbollistik “Dardana” nga Organizata Joqeveritare në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, e me pas këtë klub ia shesin Klubit Futbollistik “Vushtrria”.

Sipas prokurorisë, edhe përkundër faktit se nga viti 2016 nuk është mbajtur asnjë kuvend i klubit, dy të akuzuarit përpilojnë dokument të falsifikuar dhe me dije e përdorin listën me nënshkrime

Kujtojmë se, Klubi Futbollistik “Vushtrria” me 2 gusht të vitit 2021 njoftoi se edhe zyrtarisht do të garojë nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ata përfunduan në vendin e fundit në sezonin e kaluar, mirëpo arritën të garojnë në Ligën e Parë, pasi u fuzionuan me klubin KF Dardana.

Vendimi i këtij fuzionimi është bërë edhe me miratimin e Federatës të Futbollit të Kosovës.

Sipas rregullores të garave në futbollin kosovar, më saktësisht ‘Neni 61’ thotë se fuzionomi i klubeve bëhet në Kuvendin e përbashkët të klubeve të interesuara të cilat më parë në kuvendet e tyre veç e veç janë deklaruar për fuzionim. /Insporti.com/

-->