Ekskluzive: Ish trajner i skuadrës italiane emërohet trajner i KF Vushtrrisë

KF Vushtrria ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Antonio Toma, shkruan Insporti.com.
Insporti mëson se marrëveshja është arritur dhe tashmë ai ka arritur në Prishtinë.
Toma ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për katër vite të tjera.
Prezantimi i tij do të bëhet gjatë e javës nëpërmjet një konferencë për shtyp.
Toma në të kaluarën ka qenë trajner i skuadrës së njohur italiane, Lecce në vitin 2013.
Strategu italian Leccen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C , duke arritur tetë fitore dhe tre barazime. Toma ishte trajner edhe i reprezentuesit shqiptar, Ledian Memushaj në skuadrën e Lecce.
Ndërsa, vitin 2009 ishte pjesë e shtabit teknik të Atalantas.
Vushtrria shkarkoi trajnerin shqiptar, Bekim Shotani pas përfundimit të javës së tretë IPKO Superligës së Kosovës.
Nën drejtimin e Shotanit gjatë këtyre tre javë, ish kampioni i Kosovës ka grumbulluar vetëm një pikë dhe renditet në pozitën e fundit.
Pas ardhjës së Bajrush Kajtazit në krye të klubit, gjërat në klubin e Vushtrrisë kanë filluar të ndryshojnë. Kajtazi pas sharkimit të Shotanit, ka krijuar një ekip që të analizojnë gjendjen e klubit.
/Insporti.com/