Ekskluzive: KB Peja afër kthimit në gara

Një nga klubet më të mëdha të basketbollit në Kosovë, kampioni i shumëfishtë, KB Peja, po tenton të ringjallet, raporton Insporti.
Siç merr vesh redaksia jonë nga burimet e saj, ditëve të fundit është intensifikuar dukshëm komunikimi ndërmjet Pejës dhe FBK-së dhe palët po kërkojnë një zgjidhje optimale për kthimin në gara të këtij klubi.
Kujtojmë se KB Peja, për shkak të borxheve gjashtë shifrore ndaj lojtarëve, por edhe borxheve ndaj FBK-së e FIBA-s, kishte humbur të drejtën e pjesëmarrjes në gara.
Insporti duke parafrazuar aktet e FBK-së raporton se KB Peja, nëse nuk garon këtë sezon, e humb anëtarësinë në FBK tërësisht.
“Palët janë në kontakt. Peja ka paguar diçka, pak pare në BAT dhe po shpreson që kur të fillojë aplikimi i Ligjit për Sponsorizim, lehtë bën rreth 200 mijë Euro buxhet. Ata i janë drejtuar FBK-së me një kërkesë, por përgjigje pres javën e ardhshme”, ka deklaruar nje burim i redaksisë.
Insporti edhe më herët kishte raportuar për takime të FBK-së dhe drejtuesve të Pejës dhe gatishmërinë e palëve të gjejnë zgjidhje.