EKSKLUZIVE: KB Ylli ‘djeg’ lojën, transferon basketbollistin e Kosovës

Basketboll 05 Janar 2021 18:12

Golden Eagle Ylli i ka vënë vetes synim triumfin në Superligën e Kosovës në basketboll këtë sezon, shkruan Insporti.

Klubi nga Suhareka transferoi disa basketbollistë të huaj gjatë verës, mirëpo nuk dolën të suksesshëm.

Ndërrimi i trajnerit ka sjellur frymë të re te Ylli, që është pranë zyrtarizimit të njërit prej basketbollistëve më të dalluar kosovar, Erjon Kastrati.

Burimet e Insportit bëjnë me dije se basketbollisti i Kombëtares së Kosovës ka finalizuar marrëveshjen me klubin suharekas dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Kastrati rikthehet pas një kohe të gjatë në Kosovë, pasi hapat e parë i mori te KB Prishtina.

Pas 10 viteve duke luajtur jashtë kufijve të Kosovës, ai do të rikthehet në atdheun e tij, ku do të mbrojë ngjyrat e KB Yllit, me synimin kryesor, triumfin në Superligën dhe Kupën e Kosovës. /Insporti/

-->