Ekskluzive: KF Vushtrria në bisedime me ish zëvendësin e Antonio Contes

Futboll 04 Shtator 2019 11:35

KF Vushtrria është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Bekim Shotanit, shkruan Insporti.com.

Vushtrria shkarkoi trajnerin Shotani vetëm pas tre javësh të zhvilluara të IPKO Superligës së Kosovës. Shotani nuk e nisi mbarë sezonin duke pësuar dy humbje dhe një barazim, duke u renditur në pozitën e fundit të tabelës.

Tashmë, ish skuadra kampione është hedhur në kërkim të një trajneri të ri duke mos humbur kohë.

Një burim i Insportit brenda klubit bënë të ditur se drejtuesit e klubit sot do të zhvillojnë një takim me ish zëvendësin e trajnerit të njohur italian, Antonio Conte. Ai ka qenë trajner i skuadrës së njohur italiane, Lecce.

Sipas këtij burimi ai është në negociata edhe me gjigantin italian, Napoli për t’u bërë pjesë e shtabit teknik të trajnerit Carlo Ancelotti.

Për shkak të negociatave emri nuk do të publikohet. Megjithatë, emri është i njohur për redaksinë tonë.

Në rast të dështimit të marrëveshjes me italianin, klubi të enjten do të zhvillojë bisedime me një trajner turk, por që është duke i konsideruar edhe trajnerët vendorë, shkruan Insporti.com.

Image may contain: 1 person, playing a sport, grass, stadium and outdoor

 

Vushtrria pas tre sezonesh në Ligën e Parë, këtë sezon është rikthyer në Superligë.

Vetëm disa ditë para se të niste sezoni i ri i Superligës, Vushtrria ishte bërë me pronar të ri, pas largimit të Naser Imeri.

Pronari i ri është biznismeni sukseshëm po nga ky qytet, Bajrush Kajtazi, i cili ka premtuar reforma të mëdha në klub.  /Insporti.com/

-->