Ekskluzive: Ky është trajneri i ri i KEK-ut

Futboll 11 Qershor 2019 22:58

Enis Nasufi është emëruar trajneri i KF KEK-ut, shkruan Insporti.com.

KEK-u ka arritur marrëveshje me trajnerin Enis Nasufi për të marr drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

“Elektricistët” që nga sezoni i ardhshëm do të bëjnë gara në rangun e dytë të fubtollit kosovar “Liga e Parë”.

Burimet e Insportit bëjnë të ditur se shumë shpejt do të bëhet prezantimi i tij.

Image result for enis nasufi

 

KEK-u zhvilloi sezonin më të dobët në histori të klubit dhe futbollit kosovar, pasi përfundoi në pozitën e fundit me vetëm një pikë.

Klubit nga Kastrioti “Obiliqi” kanë rexhistruar një tjetër rekord negativ gjatë këtij sezoni, duke pranuar plot 104 gola.

Nasufi edhe në të kalurën ka qenë trajner i KEK-ut. /Insporti.com/