Ekskluzive: Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

Futboll 14 Janar 2021 12:38

KF Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Amir Hossari. Trajneri i skuadrës llapjane këtë e ka konfirmuar për Insportin, duke deklaruar se janë në pritje të tij. Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë, me shtetësi të dyfishtë, duke poseduar pasaportën e Belgjikës dhe Libanit.

Numri një i Llapit, deklaroi se është në pritje të Hossarit dhe me shumë gjasë të premten (nesër) do të bëhet prezantimi i tij, para nisjes në Turqi për fazën përgatitore.

“Nga nesër ne do të udhëtojmë  për Antalya edhe sot shpresojmë që të arrijë transferimi i fundit i cili do të jetë këtu në Kosovës. Amir Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë. Ai vjen nga Belgjika, nesër presim të bëjmë zyrtarizimin dhe në mbrëmje të fluturojmë për në Turqi. Është një futbollist algjerian, i cili ka ka bërë karrierë në Belgjikë”.

Hossari është 27 vjeçar dhe skuadra e tij e fundit është Shabab El-Bourj SC nga Libani.

Ai karrierë e ka filluar në Belgjikë me klubin FCV Dender Eh, më pas është transferuar në klubin tjetër belg KSK Halle. Nga viti 2018 është pjesë e futbollit libanez, duke luajtuar për skuadra të ndryshme.

Ky do të jetë transferimi i pestë dhe i fundit për këtë afat kalimtar nga Llapi. Deri më tani në skuadrën e Llapit janë transferuar:Rilind Gërbeshi, Enis Stublla, Marijan Coric, Almendin Klinaku. /Insporti.com/

-->