EKSKLUZIVE: Milot Rashica udhëton në Kosovë për ndeshjet e muajit mars

Futboll 15 Mars 2021 20:25

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin mars do të nisë rrugëtimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të lejohet që të udhëtojë në Kosovë për ndeshjet e muajit Mars, raporton Insporti.

Insporti ka mësuar se, përkundër situtatës me pandeminë në Gjermani, klubi i Ëerder Bremenit do ta lejojë Rashicën për të udhëtuar në Kosovë.

‘Dardanët’ do të ballafaqohen me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve, kurse me Lituaninë në ndeshje miqësore. /Insporti

-->