Ekskluzive: Pas dështimit për t’u transferuar në Galatasaray, Valmir Veliu pranë kalimit te klubi i njohur

Futboll 11 Janar 2022 09:10

Sulmuesi i KF Llapit, Valmir Veliu, është shumë pranë transferimit në elitën e futbollit turk, në Trabzonspor. Veliu është në negociata me klubin turk Trabzonspor. Transferimin e tij është duke e negociuar agjenti i tij Rahman Kice, i cili ka edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë nën menagjimin e tij, raporton Insporti.com.

Veliu, 21-vjeçar, ka impresionuar trajnerin Abdullah Avcı dhe presidentin e klubit Ahmet Ağaoğlu, i cli ka dhënë dritën e gjelbër për të filluar blerjen e kartonit nga Llapi.

Kouyassi, Puchacz ve Viscadan sonra Trabzonspordan 4.bomba Valmir Veliu sürprizi
Valmir Veliu dhe agjenti i tij Rahman Kiçe

Në Transfermarkt, Veliu, i cili u përzgjodh në formacionin e vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka vlerën e tregut prej 400 mijë eurosh dhe mësohet se Trabzonspori, i cili me shumë gjasa do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, është gati të bëjë këtë investim.

Sipas agjentit të tij Kice i cili për Insportin ekskluzivisht pranoi se Veliu ishte duke e negociuar transferimin e tij në klubin më të madh turk, Galatasaray por largimi i trajnerit legjendar, Fatih Terim, ka ndryshuar situatën totalisht.

“Veliu ishte duke u transferuar në Galatasaray por largimi i trajnerit Fatih Terim ka ndryshuar planet. Jemi duke negociuar me Trabzonspor por edhe me disa ekipe të tjera. Ende nuk kemi vendosur asgjë, duke i shqyrtuar ofertat”.

Terim të hënën (dje) është larguar nga pozita e trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta në kampioantin turk këtë sezon.

Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon me Llapin ka zhvilluar 18 ndeshje duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar gjashtë herë në BKT Superligën e Kosovës.

Në elitën e futbollit turk, Veliu do të iu bashkohet disa futbollistëve shqiptarë të cilët janë duke bërë karrierë tash e disa vite në Turqi. /Insporti.com/

-->