Ekskluzive: Pas tretmanit mjekësor të sukseshëm, Sokoli në bisedime me klubin e Superliges

Futboll 01 Tetor 2019 13:27

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli pas tretmanit mjekësor të sukseshëm nën përkundesin e ortopedit, Qerim Kida është rikuperuar nga lëndimi në gjurin e tij të djathtë është në bisedime me KF Vushtrrinë, raporton Insporti.com.

Sokoli për Insportin ka deklaruar se me shumë gjasë do të rikthehet në Superlige. “Pas një tretmani dy javor të suskseshëm jam rikuperuar . Tashmë, gjuri im është i shëruar, megjithatë më duhen edhe disa ditë pushim. Jam në bisedime me Vushtrrinë për të marr drejtimin e skuadrës.

Sokoli javë më parë u largua nga Prishtina për shkak të këtij lëndimi.

Ai skuadrën e Prishtinës e drejtoi në dy ndeshje. Vushtrria aktualisht ka për trajner italianin, Antiono Toma.

Ish kampioni i Kosovës pësoi humbje ndaj Prishtinës në shtëpi dhe duket se ishte vendimtare për fatin e ish trajnerit të Lecces.

Ndryshe, vushtrriasit renditen në pozitën e parafundit në tabele me pesë pikë pas shtatë xhiro.

-->