Ekskluzive: Presidenti i Feronikelit i konfirmon premia e majme për futbollistët e Feronikelit

Edhe dy orë na ndajnë nga kryendeshja në Drenas në mes të Feronikelit dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje do të vendos kampioni i ri të Kosovës në futboll, shkruan Insporti.com.
E gjithë vëmendja do të jetë tek stadiumi “Rexhep Rexhepi”, stadium në të cilën “Nikli” e kërkon titullin e tretë në histori të klubit, ndërsa Prishtina në rast të fitores do jetë titulli i tetë që nga pas lufta.
Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj për Insportin e ka konfirmuar se në rast të shpalljes kampion, futbollistët do të kenë premi.
“Çdo futbollistë i Feronikelit në kontratat e tyre kanë premi në rast se shpallemi kampion. Normalisht, nuk janë të gjitha të njëjta por iu garantojë se kanë premia të mira”, ka thënë Ramaj për Insportin.com.
Djelmoshat e trajnerit Zekirija Ramadani mund të shpallen kampion në rast të fitores si dhe të barazimit, ndërsa skuadrës nga kryeqyteti i duhet fitorja për tu shpallur kampion.
Feronikeli para ndeshjes ka 77 pikë kurse Prishtina 75 sosh.
Ndeshja do të zhvillohet prej orës 16:00. /Insporti.com/