Ekskluzive: Prishtina largon trajnerin, synon të marrë përzgjedhësin e Kosovës

Superliga 03 Tetor 2018 22:09

Skuadra më e suksesshme në basketbollin kosovar, Z Mobile Prishtina e ka bërë një ndryshim të papritur në krye të shtabit teknik.

Burime të Insportit bëjnë me dije se Prishtina e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Mathias Zollner, ndërsa si alternativë për pasardhës të tij flitet të jetë përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovic.

Trajneri gjerman e udhëhoqi Prishtinën në dy ndeshjet e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve kundër skuadrës holandeze Donar Groningen.

Në ndeshjen e parë prishtinasit fituan me rezultat 84:64, por në atë të kthimit nuk u mjaftoi epërsia prej 20 pikësh, pasi pësuan humbje me shifrat 80:55 dhe u eliminuan nga kjo garë.

Z Mobile Prishtina aventurën e saj në arenën evropiane do ta vazhdojë në FIBA Europe Cup./Insporti/