Ekskluzive: Prishtina në bisedime me Enis Gavazaj

Futboll 03 Tetor 2020 15:04

KF Prishtina është shumë afër marrëveshjes me Enis Gavazaj. Palët janë në bisedime tash e disa ditë duke negociuar detajet e fundit të marrëveshjes, raporton ekskluzivisht Insporti.

Sipas një burimi afër lojtarit takimi radhës ndërmjet palëve do të zhvillohet sot.Në fillim të negociatave, kërkesat e Gavazaj ishin astronomike duke kërkuar pagë prej dhjetë mijë euro në muaj, shifër kjo e cila është refuzuar nga drejtuesit e Prishtinës.

Paga e tij në Kukës ishte shtatë mijë euro, për të cilën janë të njohur edhe drejtuesit prishtinas.

Besohet se një marrëveshje mund të arrihet në takimin që do të zhvillohet në orët e pasdites.

Drejtuesit e Prishtinës do t’i ofrojnë pagë rreth gjashtë mijë euro.

Mesfushori sulmues ditë më parë u largua nga Kukësi. Për ish kampionin e Shqipërisë ai ka zhvilluar 39 ndeshje duke shënuar dy gola dhe dhuruar tetë asistime.

Gavazaj: Çdo futbollist ëndërron ngjyrat kuqezi - Albinfo
Enis Gavazaj, ish futbollist i KF Skënderbeut

Gavazaj, 25 vjeçar, në të kaluarën ka luajtur edhe për KF Skënderbeun, klub me të cilin zhvilloi pesë paraqitje në Ligën e Evropës, duke shënuar një gol.

Futbollisti prizrenas edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës. Në vitin 2011 ishte transferuar nga KF Liria, klub me të cilin ka filluar karrierë.

Pas dy sezoneve të mirë me klubin më të madh të Kosovës, kishte siguruar transferimin në gjigantin belg KAA Gent.

Enis Gavazaj - Fotos | imago images
Gavazaj me fanellën e KAA Gent

Karrierë ka bërë edhe Bjellorusi dhe Rusi. Gavazaj ka qenë pjesë edhe Kombëtares së Shqipërisë, duke zhvilluar tri ndeshje.

Debutimin e bëri nën drejtimin të trajnerit italian, Christian Panucci në moshën 23 vjeçare në vitin 2018.

Prishtina ka qenë mjaftë aktive në afatin kalimtar, duke transferuar Sabien Lilaj, Gent Muça, Leotrim Kryeziu, Albin Prapashtica dhe Gledi Mici. Mbetet të shihet a do t’iu bashkohet edhe Gavazaj. /Insporti.com/

-->