Ekskluzive: Reagon klubi i Feronikelit, pas spekulimeve se transferimi i ri ka pagë më të madhe se Hashim Thaçi

Futboll 03 Shkurt 2019 11:42

U raportua sot se transferimi i afatit të janarit i Feronikelit, Hamed Kone përfiton një pagë më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dielën, filloi të qarkullonte lajmi se Kones i është ofruar një pagë prej 3,500 eurove nga klubi nga Drenasi, duke nxitur shumë reagime në mesin e fansave dhe gazetarëve.

Insporti menjëherë ka kontaktuar me drejtorin sportiv të “Niklit”, Avdullah Tahiri, i cili tregoi qëndrimin e tij rreth situatës.

I pyetur nëse është i vërtetë lajmi për pagën e Kones, ai është shprehur:

 

Image result for hamed kone feronikeli

“Duhet ta vërtetoj edhe unë, sepse ai ka ardhur përnjëherë dhe nuk kam pasur çasje për të.”

Pastaj, gazetari i Insportit e pyet Hajdarin se çfarë kontrate sulmuesi nga Bregu i Fildisht ka nënshkruar me klubin, ndaj të cilës ai përgjigjet kështu:

“Ai [Kone] ka ardhur një ditë para se të kthehemi ne (nga udhëtimi në Antali). Nuk e di (kohëzgjatjen e kontratës).

“Detajet e pagave janë konfidenciale, nuk e di kush e ka publikuar këtë.” . /Insporti.com/

-->