Ekskluzive: Si e prezanton Challandes Kosovën në sy të zviceranëve?

Futboll 31 Dhjetor 2019 19:02

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ekskluzivisht për Insportin ka folur për imazhin e shqiptarëve në Zvicër, shkruan Insporti.

Challandes në një intervistë për Insportin ka folur për imazhin e popullit shqiptar në sy të zviceranëve.

Strategu zviceranë në këtë intervistë tregon edhe cilat vende të Kosovës i ka vizituar. “Kam vizituar disa prej qyteteve, jo të gjitha për shkak se këtu nuk kam qenë si turist. Kam qenë në Prizren, kam qenë në malet e Sharrit pak dhe kam qenë në disa qytete tjera. Është një vend i bukur, por për mua gjëja më e rëndësishme janë njerëzit dhe njerëzit janë shumë të mirë. Për mua kjo nuk është befasi, por është diçka e re për mua”, ka deklaruar Challandes.

Challandes foli për imazhin që e ka Kosova në sy të popullit zviceranë dhe se cila është përgjigja e tij ndaj miqve për punën që e bën me Kosovën. “Nuk është imazh shumë i mirë dhe mua më pyesin nganjëherë njerëzit më pyesin se si mund të punosh në Kosovë. Unë u them pse jo në Kosovë, por ata thonë që kosovarët janë ashtu e kështu. Por, unë u them se njerëzit në Kosovë janë shumë të mirë, ata janë shumë të mirë me mua dhe e përkrahin ekipin. Këtu ka qenë edhe gruaja ime, më pas shkuam edhe në Shqipëri dhe ajo tha se ne këtu e ndjejmë dhembjen që e kanë kosovarët, historinë e dhimbshme nuk ka kaluar kohë e gjatë që nga lufta, por unë këtu ndihem shumë mirë dhe jo vetëm si trajner, si trajner është diçka tjetër, nëse ke sukses është lehtë që të ndihesh mirë por jam i sigurt që edhe nëse nuk do të kemi shumë sukses në vitin e ardhshëm ose në garat e ardhshme, por unë jam i sigurt që do të ndihesha mirë”, ka përfunduar ai.

Challandes kishte folur edhe Vedat Muriqin, i cili u shpall futbollist i vitit sivjet dhe kishte dhënë një shpjegim shumë interesant pse ka lënë disa yje të Superligës jashtë formacionit me Suedinë.

-->