Ekskluzive: Uzuni në radarin e klubeve të Premierligës dhe Bundesligës

Kombëtarja 03 Mars 2021 10:54

Mryto Uzuni verën e kaluar bëri hapin madh në karrierën e tij duke u transferuar te klubi i madh hungarez, Ferencvaros. Paraqitjet e tij të mira në kampionatin hungarez dhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ka bërë që skautë të ndryshëm ta vëzhgojnë nga afër. Insportin mëson ekskluzivisht se klube të Premierligës Angleze dhe Bundesligës kanë kontaktuar me agjentin e sulmuesit shqiptar, Franci Bode.

Agjenti Bode ka konfirmuar interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e klientit të tij pas paraqitjeve tejet të mira me kampionin e shumëfishtë hungarez.

“Klube nga Premierliga Angleze dhe Bundesligës më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvaros”, ka deklaruar Bode në një prononcim për Insportin.

Sulmuesi, 25 vjeçar, nga qyteti i Beratit këtë sezon ka shkëlyqer duke shënuar tetë gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 20 paraqitje në elitën e futbollit hungarez.

Myrto Uzuni Copies Cristiano Ronaldo's Goal Celebration in UCL

Uzuni po ashtu edhe në garën më të fortë evropiane për klube tregoi vlerat e tij. Në fazën e grupeve ai u përballë me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo. Ai shënoi kundër Juventusit në “Allianz Stadium”, madje festën e golit e bëri ashtu siç feston Ronaldo kur ai shënon.

Ai në katër paraqitje shënoi një gol, kurse në fazën kualifikuesi ishte ndër më meritorët që Ferencvaros u paraqitë në fazën e grupeve, pasi në pesë ndeshje realizoi dy gola. Duhet të theksojmë se mungoi në dy ndeshje, njëra ishte kundër Barcelonës në “CampNou” për shkak të problemit me koronavirus.

Ish sulmuesi i Laçit, në Ferencvaros u transferua nga klubi kroat Lokomotiva e Zagrebit pas disa sezoneve të sukseshme.

Uzuni është futbollist i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet të jetë ndër sulmuesit kryesor në ndeshjet e ardhshme që do të zhvillohen këtë muaj. /Insporti.com/

EKSKLUZIVE/ Vit fantastik me Lokomotivën në Kroaci, Uzuni pranë  transferimit në… La Liga (E PLOTË)

-->