Ekskluzive: Video nga  dhuna në Drenicë, rrahje “nën hundë” të policëve

Futboll 05 Mars 2018 10:21

Takimi i djeshëm në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit përfundoi me një incident, për të cilin u fol shumë ne media dhe në qarqet futbollisitke.

Sipas raportit zyrtar, tifozët e Gjlanit, Skifterat, kanë goditur me  shishe një futbollist të Drenicës, i cili po tentonte të ekzekutonte një korner, pak çaste para fundit të ndeshjes.

Në pamjet që i ka siguruar Insporti shihet se më pas ka shpërthyer një përleshje midis shikuesve vendës dhe tifozëve mysafirë, e më pas edhe midis tifozëve e policisë.

Federata e Futbollit e Kosovës pritet që nesër të marrë vendim rreth këtij incidenti.