Ekskluzive: Yjet shqiptarë të Premier Ligës flasin për ndeshjen historike Kosovë – Angli

Kombëtarja 16 Nëntor 2019 11:31

“Kosovë – Angli” është fraza më e shpeshtë që po përdoret në dy ditët e fundit në rrugët e qyteteve të Kosovës. Sot në orën 18:30, ish kampioni i botës Anglia do të shkel për herë të parë në tokën e Kosovës, shkruan Insporti.com.

Futbollistë të ndryshëm shqiptarë ndër vite kanë luajtur në kampionatin më të fortë në botë të quajtur “Premier League”. Futbollistët si Shefki Kuqi, Artim Shaqiri, Lorik Cana, Adnan Januzaj, Frederic Veseli ishin pjesë e klubeve angleze në periudha të ndryshme. Aktualisht, në Premier League janë tre futbollistë shqiptarë. Në Arsenal Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ndërsa në Liverpool Xherdan Shaqiri.

Insporti për këtë ndeshje historike ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, ka zhvilluar intervistë me Shefki Kuqin dhe Artim Shaqiri.

Ish sulmuesi i Newcastle United, Sheffield Wednesday, Ipswich Town, Blackburn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Swansea City dhe Oldham Athletic, është një ndër personalitet më të respektuara në futbollin shqiptar.

 

Related image
Shefki Kuqi me festimin e tij unik pas shënimit të golave, Ipswich Town

 

Kuqi, i cili tashmë është pajisur me të gjitha licencat e trajnerit pritet që shumë shpejtë marrë drejtimin e një klubi anglez. Kuqi i cili në nivelin ndërkombëtar ka përfaqësuar Finlandën, do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”. “Është ndeshje e madhe, do të mbetet në histori kjo përballje ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, shumë shqiptarë janë tifozë të Premier Ligës dhe kombëtares së Anglisë”, ka deklaruar Kuqi për Insportin.

Kuqi për Insportin ka zbuluar një detaj interesant të bisedës së tij me një zyrtar të Federatës Futbollit të Anglisë, i cili për herë të dytë do ta vizitojë Kosovën. (Kuqi nuk ka dashur të bëj publik emrin e këtij zyrtari). “Për herë të parë Kosovën kam vizituar kur isha e ftuar në dasmën tënde, ndërsa të dielën do të jetë hera e dytë”. Është mesazhi që i ka përcjellë Kuqit ky zyrtar i Federatës Angleze.

 

Shefk Kuqi, Newcastle United

Vushtrriasi ka komentuar edhe punën e përzgjedhësi të Anglisë, Gareth Southgate, me të cilin ishte përballuar sa ishin aktiv në futboll në kuadër të kampionatit anglez. “Southgate ka qenë një futbollist me kualitete, por i profilit të ulët. Nuk ka qenë një “big star”, nuk ishte pjesë e magazinave apo intervistave, ka qenë një profesionist i mirë, prandaj ishte edhe kapiten i skuadrës angleze Middlesbrough. Siç kam dëgjuar nga ish bashkëlojtarët ai ka qenë lider në zhveshtore, por nuk ka qenë i nivelit të Rio Ferdinand apo John Terry”, ka thënë Kuqi.

Ish sulmuesi shqiptar është i kënaqur edhe me punën e përzgjedhësit zviceran të Kosovë, Bernard Challandes. Sipas tij, Challandes ka arritur që përmes disiplinës të arrijë rezultate të mira me Përfaqësuesen e Kovosvës. “Rezultatet flasin gjithmonë në të mirë të trajnerit. Challandes aktualisht i ka rezultatet. Në skuadrën e Kosovës ka disiplinë dhe rastet si “Sterling & Gomez” nuk mund të ndodhin. Ka bërë një filozofi të mirë të lojës, i shënuam tre gola Anglisë, që askush nuk e ka bërë në këto eliminatore”, ka përfunduar Kuqi.

Kuqi për 13 vite ishte pjesë e futbollit anglez duke shënuar 95 gola. Ndryshe, ai kishte edhe një stil të veçantë për të festuar golat duke bërë kërcimin e famshëm “dallëndyshe”.

Një personalitet tjetër shqiptar që ka histori me futbollin anglez është edhe Artim Shaqiri. Ish mesfushori shqiptar nga Struga ishte për dy vite pjesë e kampionatit anglez me skuadrën West Bromwich Albion (2003 – 2005). Shaqiri, në niveli ndërkombëtar përfaqësoi Maqedoninë. Sipas tij, “Dardanët” nuk arritën kualifikimin për shkak të barazimeve me Malin e Zi dhe Bullgarinë dhe jo për shkak të humbjes kundër Çekisë. “Kosova i humbi pikët e rëndësishme ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë në Prishtinë, edhe pse pati rastin me fitore ndaj Çekisë të futet në lojë në finale ndaj Anglisë për kualifikim.  Ndeshja me Anglinë të dielën është një ndeshje që nuk e ka peshën e njëjtë sikurse të kishteu fituar ndaj Çekisë, tashmë luhet për vetëm për prestigjin e Përfaqësuesen e Kosovës, vlerat e futbollit dhe vlerat të lojtarëve”, deklaroi Shaqiri për Insportin.

Shaqiri i kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm Anglisë të drejtuar nga Sven Goran Eriksson në vitin 2002. Ai kishte shënuar nga korneri duke e mposhtur një portier të kalibrit të David Seamon, që në atë kohë konsiderohej si një ndër portierët më të mirë në botë. “Golat nga korneri janë të rrallë dhe mbahen mend gjithnjë. Nuk mund të përshkruhen ndjenjat, ishin emocione që rallë ndonjë futbollist mund t’i përjetojë”, shtoi ai.

Ish mesfushori shqiptar atë ndeshje kundër “Tre Luanëve” mbante edhe shiritin e kapitenit, madje kishte pasur edhe një debat me legjendën e futbollit anglez, David Beckham.

 

Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Maqedonisë dhe Anglisë në Shkup kishte përfunduar me rezultatin 2:1, në të mirë të Anglisë. Gjatë ndeshjes sipas “Chronicle Live” Shaqiri i kishte thënë Beckahmit në formë të shakaje se “nuk do të dilte i gjallë nga stadiumi”, këtë e kishte konfirmuar edhe Beckham.

Megjithatë, Shaqiri e kishte shpjeguar këtë rast duke thënë se shumë futbollistë gjatë ndeshjes bëjnë gjëra të tilla. Ai kishte deklaruar pas ndeshjes: “A i ndodhi ndonjë gjë Beckhamit, a vdiq ai?. Vetë dua të uroj Anglinë për fitoren, nuk dua të flas me të”, ishte deklarata e tij pas ndeshjes me Anglinë.

Artim Shaqiri gjatë debatit me David Beckham

 

Shaqiri për West Bromwich Albion ishte paraqitur 28 ndeshje duke shënuar një gol.

Ndryshe, Shaqiri ishte trajner i Flamurtarit në këtë sezon por pas rezultateve jo të mira u largua nga klubi kryeqytetas.

Kosova është nikoqire e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 18:00 në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, ndeshje e vlefshme e grupit A. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për këto eliminatore.

Kosova renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Anglia me 18 pikë në pozitën e parë. /Arbnor Luta/Insporti.com

 

 

-->