Ekspertët e Sky tregojnë si ta luani finalen e Ligës së Kampionëve në bastore

Futboll 26 Maj 2018 10:34

Finalja e Ligës së Kampionëve është ngajra e dytë më e madhe e këtij viti në futboll. Mirëpo, derisa të vijmë te finalja e Kampionatit Botëror, që është ngjarja më e madhe, është mirë të kënaqemi me futbollin që od të luhet sonte ne Kiev dhe do të shikohet nga qindra miliona njerëz.

Sidoqoftë, të gjithë ata që mendojnë se mund të fitojnë ndonjë lek nga kjo ndeshje, bëjnë mirë ti lexojnë parashikimet që bëjnë ekspertët e basteve, të cilat ua sjell Insporti.

Charlie Nicholas i Sky Sports parashikon që nuk do të ketë gola në fillim të ndeshjes, meqë të fdyja ekipet do të jenë shumë të kujdesshme në start, mirëpo, nuk do të jetë ndeshje e mbyllur.

Sipas këtij ish sulmuesi të Newcastle dhe ekipeve tjera angleze, Mane do të shënojë i pari, Ramos do të ndëshkohet me karton të verdhë dhe të dyja ekipet do të kenë nga 5 ose më shumë kornerë.

Nëse e luani këtë bats të kombinuar, kuotën e keni përafërsisht 100, që do të thotë me 1 euro “investim”, do të fitoni rreth 100 Euro.

Phil Thmpson, tjetër ekspert i Sky, parasheh që Zidane nuk është në gjendje të mbrohet me “autobus”, këshut që gola do të ketë dhe jep njhë parashikim të anshëm – tipit britanik: fiton Liverpooli, dhe shnëojnë Salah, Mane, Firmino dhe Bale. Për këtë bast të kombinuar, kuota është rreth 80.

Analisti tjetër i futbollit anglez Paul Merson, është ndër të rrallët që prej fitore të Real Madridit. Madje ai sugjeron që të luhet se Reali fiton me rezultat të saktë 3:2 dhe Benzema shënon i pari. Nëse vendosni të merrni parasysh këtë këshill, me bastt ë kombinuar arrini kuotën 80.

Përndyshe Real Madridi cilëoshet si favorit nga bastoret (2,15 kuota për fitore, 3,3 kuota për fitore të Liverpoolit), kurse kuota që Ronaldo të shënojë është vetëm 1,6 në anën tjetër kuota që Salah të shënojë është 2,3.