Eksperti i referimit: Ballkanit iu mohua një penallti kundër Dritës

Futboll 09 Maj 2021 23:23

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari ka analizuar rastet kontestuese të ndeshjes derbi Drita – Ballkani, e cila përfundoi baras me rezultatin 1:1, raporton Insporti.com.

Hajdari ka analizuar një rast të dyshimt për penallti të cilin e kërkoi skuadra e Ballkanit në fund të ndeshjes, por që gjyqtari kryesor i ndeshjes, Visar Kastrati nuk e akordoi.

Sipas Hajdarit, në këtë rast Kastrati ka gabuar pasi është dëmtuar Ballkani me mos dhënien e një penalltie.

“Fillimisht këtu i largojmë dilemat, se këtu nuk kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Pra, aksioni është i rregullt, lojtari sulmues krijon një avantazh me topin. Lojtari mbrojtës me pa mundësin me luajtur me topin, ndërhyn në lojtarin sulmues dhe këtu është dashur të jepet penallti dhe sikur të ishte dhënë penallti, automatikisht shkon edhe kartoni I kuq”, deklaroi Hajdari, transmeton Insporti.com.

Në minutën e 91-të, Ballkani kërkoi penallti kur në zonën e Dritës u pengua mesfushori sulmues, Nazmi Gripshi nga ana e Jamal Aragos, por sipas vlerësimit të gjyqtarit Kastrati ndërhyrja ishte e pastërt.

Ballkani me këtë barazim edhe matematikisht mbeti jashtë garës për titull të kampionit, pasi renditet në pozitën e tretë me 69 pikë, 6 pikë më pak se sa Prishtina që mban pozitën e parë me 75 pikë dhe i duhet vetëm një pikë nga dy ndeshjet e mbetura për ta fituar titullin e kampionit. /Insporti.com/

https://www.facebook.com/DueliSportivRTVD/videos/137845871672998

-->