Eksperti i referimit: Gjyqtari Kasumi ka gabuar që e ka ndëshkuar me kartonë të kuq futbollistin e Ballkanit

Futboll 20 Tetor 2019 23:26

Ndeshja derbi në mes të Dritës dhe Ballkanit ka ngjallur reagime të shumta. Në këtë ndeshje gjyqtari kryesor i ndeshjes, Besfort Kasumi ndau tre kartonë të kuq, shkruan Insporti.com.

Eksperti i referimit në emisionin sportiv në RTV 21 “2ME1”, Vehbi Ibrahimi e ka cilësuar si vendim të gabuar përjashtimin e Edmond Turkut me kartonë të kuq direkt nga gjyqtari Kasumi. “Topi ishte afër vijës anësore dhe futbollisti kishte synim topin. Futbollisti i Ballkanit pasi e prek fillimisht topin, e bën kontaktin me futbollistin e Dritës. Për, mua ka gabuar gjyqtari që e ka ndëshkuar me kartonë të kuq. Është dashur me kartonë të verdhë”, ka thënë Ibrahimi, transmeton Insporti.com.

 

Pas përjashtimit të Turkut, Kasumi përjashtoi edhe trajnerin Ismet Munishi. Ndërsa, nga radhët e Dritës përjashtoi mbrojtësin Liridon Leci. /Insporti.com/

-->