Ekzistojnë tri opsione për përfundimin e kampionatit në Maqedoninë e Veriut

Futboll 22 Maj 2020 17:01

Pas përfundimit të takimit të sotëm mes FFM-së dhe klubeve të ligës së parë, drejtuesit e Federatës kanë dalë me tre propozime për përfundimin e sezonit garues 2019/2020.

Klubeve ju mbetet të qartësohen për njërën prej tre skenareve të ofruara, ndërsa vendimin do ta merr FFM-ja.

Ja skenaret:

1. Të luhen katër ndeshjet e mbetura të rrethit të tretë, ndërsa më pas të kalohet në play-off (gjashtë ekipet e para pas përfundimit të rrethit të tretë). Tre ekipet e para në fund të play-offit do të fitojnë të drejtën të marrin pjesë në garat europiane.

Play-out (katër ekipet e fundit pas përfundimit të rrethit të tretë), ku dy ekpet e fundit do të bien nga Liga, pas fazës së play-outit.

Kupa e Maqedonisë të luhet me nga një ndeshje gjysmëfinale dhe finalja. Fituesi do të fitonte të drejtën të luaj në garat e UEFA-s.

2. Të luhen katër ndeshjet e mbetura të rrethit të tretë dhe pastja të kalohet në play-off (gjashtë ekipet e parë pas përfundimit të rrethit të tretë). Në fund, tre ekipet e para do të fitojnë të drejtën e garimit në Europë.

Play-out (katër ekipet e fundit pas përfundimit të fazës së tretë), pa rënë askush nga Liga.
Ndeshjet gjysmëfinale të kupës të luhen me vetëm një ndeshje dhe finalja. Fituesi do të fitonte të drejtën të luaj në garat e UEFA-s.

3. Ndërprerja e kampionatit dhe kupës së Maqedonisë.

-->