El Hadji Diouf politikan !

Futboll 08 Shkurt 2018 11:41

Pas pensionimit nga futbolli, El Hadji Diouf ka thënë se do të nisë karrierën në politikë. më herët këtë gjë e kishte bërë edhe George Weah që së fundmi është shpallur President i Liberisë dhe Diouf duket se është inspiruar nga ai.

Senegalezi i cili ka luajtur për tre vite me Liverpool dhe disa skuadra të tjera të Premier League, është kthyer për të jetuar në vendlindjen e tij dhe ka thënë se dëshiron të ndihmojë të rinjtë e vendit të tij. “Jam duke u kujdesur për veten dhe familjen. Për shumë vite kam menduar vetëm për futbollin, por tash kam një karrierë të re dhe ajo është në politikë”, është shprehur në deklaratën e tij Diouf.

Ai vazhdoi duke thënë se vendimi për të hyrë në politikë ka të bëjë me popullatën e Senegalit, pasi ata ka kohë që presin për ndryshime dhe ato nuk po vijnë. Por, prioritet i tij do të mbeten të rinjtë. /Insporti.com

-->