Elbasan Rashani flet para ndeshjes me Burkina Fason – tregon mendimin e tij për trajnerin

Futboll 22 Mars 2022 20:27

Nën drejtimin e Giresse,  Kosova e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore në prag të miqësores me Burkina Fason, që zhvillohet më 24 mars, shkruan Insporti.

Pas stërvitjes për miqësoren kundër Burkina Fasos ka folur sulmuesi anësor i Kosovës, Elbasan Rashani, i cili tha se presin lojë të vështira, por të mira.

Rashani shtoi se tanimë janë njoftuar me trajnerin, dhe sipas tij ai ka një filozofi të mirë.

“Po duket që krejt lojtarët janë në formë të mirë. Presim dy ndeshje të vështira por presim lojë të mira. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për atë që na pret verës në Ligën e Kombeve. Burkina Faso është shumë e fortë. Kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës dhe kanë lojtarë mjaft të mirë dhe normalisht se duhet pasur kujdes. Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Jemi njoftuar tani me trajnerin e ri dhe duket se ka filozofi të mirë për ekipin tonë“, ka theksuar Rashani. 

Ndryshe, Rashani po shkëlqen në Ligue 1, ku këtë sezon me klubin e Clermont ka shënuar shtatë gola.

-->