Eliminohet Akil Gjakova, kërkon medaljen e bronztë

Xhudisti Akil Gjakova është eliminuar nga në gjysmëfinale nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir dhe kështu ai mbetet pa medalje.
Në rrethin e parë Akili kaloi pa luftë, derisa në atë të dytën e mposhti xhudistin, Keisei Nakano.
Në rrethin e tretë, Akil Gjakova e ka mposhtur me ippon malazesin, Marko Gusic, derisa në gjysmëfinale u kualifikua pasi e mundi armenin, Ferdinand Karapetian.
Akili fitoi ndeshjen e parë me 3 denime për Ippon, kundër garuesit nga Filipinet, Keisei Nakano, në ndeshjen e dytë
Gjakova mposhti poashtu me 3 denime për Ippon malazezin, Marko Gusic.
Gjakova në çerekfinale mposhti me Wazaari garuesin nga Armenia, Ferdinand Karapetian.
Në gjysmëfinale humbi kundër garuesit mongolez, Tsogtbaatar Tsend-Ochir.
Për të bronztën Akili do të ndeshet kundër garuesit nikoqir, Kampionit Olimpik nga Londra 2012, Lasha Shavdatuashvili.
Laura Fazliu (-63kg) u rendit e 7-ta në këtë garë, ajo fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2.
Fazliu në ndeshjen e parë fitoi me Wazaari dhe 3 denime për Ippon kundër garueses nga Austria, Magdalena Krssakova.
Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari spanjollen, Isabel Puche.
Laura në çerekfinale humbi me Ippon në vazhdime kundër kinezes, Junxia Yang.
Pas kësaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi kundër garueses nga Britania e Madhe, Lucy Renshall, kështu përfundoi e 7-ta.