Elliott Cole, edhe një vit te “Ponte” i Prizrenit

Superliga 07 Gusht 2019 15:28

Basketbollist amerikan, Elliott Cole, ka rinovuar kontratën edhe për një vit me klubin basketbollistik “Ponte” të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi përmes një postimi në Facebook.

“Rikthimi i vitit. Elliott Cole përsëri në fole! Pa dyshim njëri ndër basketbollistët më të mirë të KB ‘Ponte’ Prizreni, snajperisti Elliott Cole sot ka rinovuar edhe për një sezon me drejtuesit e klubit”, ka shkruar klubi në postim.

Cole, po ashtu, është amerikani i tretë në këtë skuadër dhe së shpejti “Ponte” do të prezantojë edhe përforcimin e katërt të huaj.

“Me konfirmimin e Colet skuadra deri tani ka shtuar në skuadër tre amerikanë Cole, Canada, Sanders ndërsa në ditët në vazhdim skuadra do të prezantojë edhe përforcimin e 4 të huaj”, shkruan tutje në postim.

“Ponte Prizreni edhe si vjet do jetë arrë e fortë në Superligën e Kosovës në basketboll”, përfundon klubi postimin.