Elseid Hysaj flet për Gattuson

Futboll 01 Shkurt 2020 14:48

Elseid Hysaj, mbrojtësi shqiptar i Napolit, është rikthyer në formacionin e nënkampionëve të Italisë së fundi, bëri disa deklarata për “Sky Sport”:

“Gattuso po na jep shumë. Para se të mbërrinte, kishte shumë problem te Napoli, si në dhomën e zhveshjes, edhe jashtë saj. Kjo na bëri të humbisnim kohë. Me trajnerin ne jemi më të përqendruar. Ka shumë ndikim Gattuso te Napoli i sotëm. Ai dëshiron 110% në fushë, ndaj duhet të stërvitemi shumë. Me Sampdoria na duhen tri pikët. Duhet të dëshmojmë se jemi Napoli dhe mund të fitojmë kundër të gjithëve”- është shprehur mbrojtësi shqiptar.

Kujtojmë që Napoli fitoi javën e kaluar ndaj Juventusit ndërsa këtë xhiro luan si mysafir i Sampdorias.

-->