Emanuel Syla, gazetari që e përloti Haxhi Krasniqin

Boks 15 Tetor 2020 23:42

Boksieri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë, shkruan Insporti.com.

Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë.

Komentatori i meçit historik, Emanuel Syla dhuroi emocione gjatë transmetimit në momentet më të mira të Haxhisë ndaj boksierit gjerman.

Robin Krasniqi përloti shumë shqiptarë gjithandej botës kur u shpall kampion bote në boks, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Por, edhe kampionët kanë emocione të forta që i përlotin. Një të tillë e pati edhe vetë Robin Krasniqi.

Atë e bëri të qajë komentatori i meçit të së shtunës Emanuell Syla.

Në një komunikim që Robin Krasniqi e pati me komentatorin e Art Motion dhe gazetarin e Klan Kosovës Emanuell Sylën, ai i ka rrëfyer se sa fort e ka ndjerë komentimin e këtij të fundit.

“Kur e kam ndëgju komentimin ton, kom kajt me lot”, thuhet në mesazhin e tij.

Por, as Emanuell Syla nuk “shpëtoi” nga lotët në këtë natë kur emocionet e të gjitha shqipeve ishin në kulminacion.

Haxhi Krasniqi e shkroi historinë  të shtunën mbrëma duke u bërë shqiptari i parë që u shpall kampion i botës në boksin profesionist.

Me nokatuimin e gjermanit Dominic Boesel në raundin e tretë, Krasniqi u shpall kampion i botës në WBA dhe IBO.

-->