Emergjenca nga koronavirusi, te Barcelona e marrin këtë vendim

Futboll 22 Mars 2020 18:02

Lionel Messi me shokë janë gati që të heqin dorë nga paga e tyre për shkak të koronavirusit.

Ekipi i parë i Barceonës dhe klubi kanë arritur një marrëveshje për reduktimin e pagave, pas një takimi që kanë patur me presidentin Bartomeu.

Senatorët e klubit Messi, Busquets, Sergi Roberto dhe Pique, arritën një akord maksimal për modifikimin e pagave.

Në ditët në vijim, siç raportohet nga gazeta “Sport”, presidenti Bartomeu do të zhvillojë një takim me ECA, UEFA-n he disa anëtarë të ligave evropiane për të studiuar një formulë homogjene për të gjithë Evropën, që do të aplikohet në të gjitha vendet e infektuara me Covid-19.

Për momentin, marrëveshja e gjetur mes lojtarëve dhe presidencës së Barcelonës ka të bëjë vetëm me ekipin e parë, një zgjidhje e brendshme që nuk duhet të shqetësojë klubet e tjera.

-->