Emery e cilëson si të vështirë përballjen e dytë ndaj Valencias

Futboll 03 Maj 2019 09:11

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur pas fitores së ekipit të tij me rikthim në Ligën e Evropës ndaj Velencias.

Arsenali fitoi 3-1 ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur trajneri Emery, i cili përkundër të gjithave mendon se gjasat janë ende të barabarta.

“Në ndeshjen e parë, donim të fitonim me një rezultat të mirë, duke e ditur se do të ishte e vështirë”, ka thënë fillimisht Emery për BT Sport.

“Pas golit të parë, reagimi ynë ishte shumë i mirë, me qetësi dhe pasion. Ne morëm momentet tona dhe golat në pjesën e parë na dhanë besim”.

“Kemi dashur të fitojmë dhe jo të pranojmë një gol të dytë, por gjithashtu duhej të luanim. Goli i tretë erdhi në fund dhe për ne ishte e rëndësishme, por gjasat vazhdojnë të jenë 50-50”.

“Valencia është një ekip i mirë, ata luajtën me lojtarë të fortë në mbrojtje dhe në mesfushë. Ata janë të fortë në ndërprerje, ata shënuan dhe ne luftuam me ndërprerje”.

“Do të vazhdojmë të punojmë në atë që mund të përmirësojmë, në atë që mund të bëjmë më mirë, por në përgjithësi në ndeshjen e parë, për 90 minuta, ne mund të jemi të lumtur dhe krenarë për lojtarët dhe përkrahësit”.

“Në ndeshjen e dytë e dimë se do të jetë shumë e vështirë”, përfundoi spanjolli./Insporti